🌟Hireus organizoi Eventin me temë të një rëndësie të madhe për çdo biznes në Shqipëri dhe për të gjithë sektorin e burimeve njerëzore – “Burimet Njerëzore në Fokusin e Biznesit Shqiptar.”

Ky event lindi nga nevoja për të trajtuar sfidat e përbashkëta dhe për të ndarë zgjidhje praktike në një kohë kur ndryshimet në tregun e punës janë më të shpejta se kurrë.

Ndërkohë, presioni për të krijuar një kulturë organizative të qëndrueshme dhe për të gjetur kandidatë të kualifikuar është sfidë.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij Eventi theksuam rëndësinë e bashkëpunimit midis sektorit privat dhe institucioneve akademike për të përgatitur brezin e ri për tregun e punës.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe panelistët për kontributin dhe mbështetjen e tyre!

@albcomport @edmondnorra @rtvklan @hoxhaenia @real_recruitment_agency @instituti_profesional_atc @zefialtin @bana_zefi @canadian_institute_of_tech @communication.progress @njoftime.com.pune @ornela.boci @_staff.al @prospectime_consulting @armela2013

#hireus #event #burimetnjerezore

Programi:

10:00 - Regjistrimi dhe Kafeja e Mirëseardhjes

10:15 - Fjalimi Hapës dhe Prezantimi i EVENTIT (Ermelinda Ruka)

Prezantim mbi objektivat dhe rëndësinë e diskutimeve të ditës dhe një përmbledhje e shkurtër mbi sfidat aktuale dhe trendet në HR për bizneset shqiptare.

10:30 - Diskutim në Panel: "Evolucioni i HR në Biznesin Shqiptar"

Panelistët ndajnë përvojat dhe pikëpamjet e tyre mbi sfidat dhe sukseset kryesore në sektorët përkatës. Fokusi është mbi rekrutimin, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve në bizneset shqiptare.

11:00 - Diskutim mbi Sfidat Kryesore të HR në Tregun Shqiptar

Panelistët identifikojnë dhe analizojnë sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet HR në Shqipëri, si:

Si tërheqim talentet në një treg me konkurencë të lartë
Ruajtja e angazhimit të punonjësve
Mënyrat e zhvillimit profesional të stafit

11:15 - Prezantimi i Studimit të Rastit: "Histori Suksesi në HR Shqiptar"

Prezantimi i një iniciative të suksesshme të HR në një kompani shqiptare.

11:30 - Praktika Inovative të HR për Bizneset Shqiptare

Sesion interaktiv ku pjesëmarrësit ndajnë ide dhe praktika inovative të HR, të përshtatura për nevojat e biznesit shqiptar.

11:45 - Fjalimi i Mbylljes: Perspektiva për të Ardhmen e HR në Shqipëri

Thirrje për veprim dhe inkurajim për zhvillimin e vazhdueshëm të HR në vend.

12:00 - Network dhe Kafe

Ky program synon të sjellë bashkë profesionistë të HR-së për një diskutim të thelluar mbi sfidat dhe perspektivat e këtij sektori të rëndësishëm për zhvillimin e biznesit shqiptar.