Komunikimi dhe etika në vendin e punës
Audienca:
- Të gjithë, punonjësit në departamente dhe nivele.
- Menaxherët dhe drejtuesit të cilët drejtojnë ekipe.
Objektivat:
- Të kuptojnë rëndësinë e komunikimit efektiv dhe sjelljes etike në vendin e punës.
- Të njohin barrierat e zakonshme të komunikimit dhe dilemat etike.
- Të mësojnë strategji për përmirësimin e aftësive të komunikimit dhe trajtimin e çështjeve etike.
- Të nxisë një kulturë transparence, besimi dhe respekti brenda kompanisë.
Përfitimet:
- Përmirësimi i marrëdhënieve në vendin e punës: Rritja e aftësive të komunikimit dhe promovimi i sjelljes etike.
- Rritja e produktivitetit: Komunikimi i qartë redukton keqkuptimet dhe konfliktet, duke çuar në rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit.
- Vendimmarrja etike: Pajisja e punonjësve me parime etike i ndihmon ata të marrin vendime të qarta dhe të ruajnë integritetin në veprimet e tyre.
- Kulturë pozitive organizative: Krijimi i një kulture të hapur komunikimi dhe sjellje etike kontribuon në një mjedis pune pozitiv dhe rrit moralin e punonjësve.
Modulet e trajnimit:
Moduli 1: Hyrje në Komunikim dhe Etikë
Moduli 2: Aftësitë e komunikimit
Moduli 3: Barrierat e zakonshme të Komunikimit
Moduli 4: Etika në vendin e punës
Moduli 5: Njohja e Dilemave Etike
Moduli 6: Vendimmarrja Etike
Moduli 7: Promovimi i Sjelljes Etike
Moduli 8: Aplikimi dhe lojë me role