Shëndeti dhe Siguria në vendin e punës

“Personi i Ngarkuar Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”

Siguria dhe shëndeti në punë ka të bëjë me garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes të shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar si dhe trajnimi në formimin e punëmarrësve e përfaqësuesve të punëmarrësve në përputhje me legjislacionin përkatës.

Audienca:

  • Të gjithë punonjësit, duke përfshirë menaxherët, supervizorët dhe anëtarët e stafit.
  • Individët përgjegjës për “Personi i Ngarkuar Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”

Objektivat:

  • Të kuptojnë rëndësinë e Shëndetit dhe Sigurisë në vendin e punës.
  • Të identifikojnë elementet thelbësore të sistemit të parandalimit
  • Të mësojnë Përcaktimi dhe identifikimi i faktorëve të rrezikut;
  • Të zhvillojnë aftësi për të menaxhuar Incidentet dhe fatkeqësitë
  • Të mësojnë teknikat e komunikimit dhe sensibilizimit të punonjësve
  • Të mësojnë praktiken e Vleresimit të rreziqeve në kompanisë
  • Të identifikojnë masat teknike, organizative, të parandalimit dhe mbrojtjes;
  • Të zhvillojnë aftësi për të ushtruar funksionin e kontrollit dhe mbikqyrjes

Modulet e trajnimit:

Baza Ligjore

Ligji 10 237 dt 18/02/2010, neni 5, p 15, neni 7, pika 2 C; pika 3

Kohëzgjatja e trajnimit 140 ore

Moduli 1 ( Kohezgjatja 70 ore)

Përgatitja teorike:

  •  Siguria dhe shëndeti në punë.
  • Risqet në punë.
  • Legjislacioni

Moduli 2 ( Kohezgjatja 70 ore)

Përgatitja praktike

  • Dosja e Vlerësimit të Rrezikut në Punë me shembuj konkret të mbajtjes së saj.
  • Studim Rastesh reale të risqeve specifike dhe të përgjithshme në punë.

 Kushtet e Çertifikimit:

  • Të disponojë  diplomë të arsimit të lartë. (Certifikim Individual)

 Testi final për kandidatet pjesëmarrës

Përfitimet:

  1. Përmirësimi i Sigurisë në vendin e punës: Kuptimi i bazave të shëndetit dhe sigurisë çon në një mjedis pune më të sigurt dhe redukton rrezikun e aksidenteve.
  2. Përmirësimi i reagimit ndaj urgjencës: Mësimi i procedurave të urgjencës rrit aftësinë për të trajtuar situata të papritura dhe përmirëson sigurinë e punonjësve.
  3. Njohja e politikave dhe rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë siguron përputhshmëri dhe sjellje etike në vendin e punës.
  4. Mjedis pozitiv pune: Krijimi i një kulture sigurie nxit një mjedis  pozitiv pune.
  5. Zbatimi i masave efektive të shëndetit dhe sigurisë zvogëlon gjasat e lëndimeve.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në Whatsapp