Përshëndetje të gjithëve!
Sot, kemi një episod të veçantë për ju!
Në këtë pjesë, do të bisedojmë me Shef Kuzhinier Denisin, i cili do të ndihmojë të zbulojmë misteret e botës së kuzhinës dhe sfidat që përballojnë profesionistët në këtë fushë të mrekullueshme.
Çfarë do të mësoni në këtë episod?
Detyrat e Shefit të Kuzhinës: Çfarë përfshin roli i një shefi kuzhine dhe si e përballon ai çdo sfidë?
Menaxhimi i Kohëve: Si sigurohet një Shef që gjithçka të ndodhi në kohë dhe me cilësi të lartë?
Ngarkesa më e Madhe: Cila është sfida më e madhe në një kuzhinë profesionale dhe si e menaxhon atë?
Zgjedhja e Ekipit: Çfarë kërkon nje Shef Kuzhine tek anëtarët e ekipit të tij dhe si i ndihmon ata të rriten?
Mendimi mbi Blogerët e Ushqimit: Si e sheh nje Shef Kuzhine ndikimin e blogerëve të ushqimit në industrinë gastronomike?
Marrëdhënia me Administratorin: Si duhet të jetë marrëdhënia e një shefi kuzhine me administratorin apo pronarin e restorantit?
Bashkohuni me ne për një bisedë të frymëzuar dhe për të mësuar më shumë rreth këtij profesioni të mrekullueshëm!
Mos e humbisni këtë episod të mbushur me këshilla dhe njohuri të vlefshme!
Na ndiqni në Hireus Podcast dhe mos harroni: Zgjidhni më të mirën për veten tuaj!
Disponueshëm në të gjitha platformat tuaja të preferuara.