Pse një agjenci rekrutimi – ashtu si çdo biznes i suksesshëm – duhet të ofrojë vlerë më parë
Procesi i punësimit sot, si për kompanitë ashtu edhe për kandidatët, shpesh ndjehet si një betejë e lodhshme dhe zhgënjyese.
Për kompanitë, kjo përkthehet në javë të tëra duke shqyrtuar CV të papërshtatshme, intervista pa rezultat dhe bashkëpunime me agjenci që premtojnë shumë por ku vlera mungon. Shpesh, rekrutimi kthehet në një proces të nxituar, pa thellësi, që përfundon me punësime jo të qëndrueshme.
Nga ana tjetër, kandidatët përballen me mungesë informacioni, mungesë feedback-u dhe një proces ku ndihen më shumë si pjesë e një liste sesa si profesionistë me potencial.
Në tregun shqiptar – ku rekrutimi shpesh perceptohet si një shërbim i thjeshtë apo madje vulgar – është koha për një ndryshim kulture. Ne nuk kemi nevojë për më shumë zhurmë. Na nevojiten biznese që ofrojnë vlerë.
Kjo është arsyeja pse një agjenci rekrutimi, ashtu si çdo biznes i qëndrueshëm dhe serioz, duhet të fillojë duke ofruar vlerë.
1. Rekrutimi i vërtetë fillon me dëgjim, jo me shitje
Agjencitë që ofrojnë vlerë fillimisht:
- Kuptojnë sfidat reale të kompanisë, jo vetëm përshkrimin e punës
- Njohin nevojat dhe potencialin e kandidatit, jo vetëm CV-në
Dëgjimi i vërtetë krijon besim. Besimi sjell rezultate.
Kompanitë kërkojnë këshilltarë, jo vetëm CV
Në ditët e sotme, kompanitë nuk kërkojnë një listë kandidatësh – ato kërkojnë kuptim dhe drejtim:
- Si është tregu i talenteve në sektorin e tyre?
- A janë ofertat e tyre konkurruese?
- Çfarë profili është realisht i arritshëm?
Agjencitë që ofrojnë inteligjencë tregu, analiza dhe këshillim strategjik nuk duken si shitës – duken si partnerë.
3. Kandidatët meritojnë më shumë se heshtje
Agjencitë që japin vlerë:
- Ofron feedback të sinqertë
- Ndihmojnë në përgatitjen për intervista
- Mbajnë komunikim aktiv dhe njerëzor
Sot një kandidat, nesër një klient.
4. Vlera ju pozicionon si partner, jo si shitës
Vlera e vërtetë:
- Edukon tregun
- Krijon besim përtej kontratës
- Sjell rikthim dhe referenca
Presioni i largon klientët. Vlera i afron.
5. Vlera është themeli i rritjes së qëndrueshme
Agjencitë që udhëheqin me vlerë:
- Investojnë në ekipin e tyre
- Bëjnë analiza, jo vetëm përzgjedhje
- E trajtojnë rekrutimin si profesion
Koha për të treguar vlerë, jo për të bërë zhurmë
Në një treg të lodhur nga improvizimi, vlera është diferenca.
Për kompanitë që kërkojnë partnerë seriozë dhe për kandidatët që duan të ndihen të vlerësuar – agjencitë që ofrojnë vlerë janë të vetmet që do mbijetojnë dhe lulëzojnë.
Në Hireus Albania, kjo është mënyra jonë e të bërit biznes.