Financier/e 


Financier/e është përgjegjës për të gjitha aspektet financiare të kompanisë. Siguron deklarimin e librave të blerje/shitje dhe regjistrimin e faturave duke plotësur dokumentacioni përkatës. Është përgjegjës për mbajtjen e arkës dhe kontrollon saktësinë e të gjithë dokumentacionit.

  • Deklarimi online: libra blerje/shitje,sigurimet shoqërore, TVSH etj
  • Rregjistrim fatura shitje dhe blerje për shpenzime dhe të ardhura
  • Rregjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordim në lidhje me levizjet e artikujeve.
  • Plotësimin e dokumentacioneve nëpër institucionet përkatëse.
  • Kontrolli detajuar i shpenzimeve & të ardhurave mujore të realizuara
  • Rakordime me bankat, balancat e llogarive mujore, kontrolli saktësisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në kontabilitet
  • Ndjekja e detyrimeve. Plotësimi i urdhërpagesave dhe fatura të ndryshme
  • Përgatitja e raporteve financiare në mënyre periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjecare.
  • Mban kartelat e magazinës dhe ҫdo muaj rakordon me magazinierin dhe me kartelën financiare. Rakordimi bëhet nëpërmjet shkëmbimit të firmave;
  • Mban dhe azhornon në mënyrë kronologjike librat e inventarëve në përdorim për ҫdo njësi (zyre, automjet, person etj.);
  • Rakordon me Menaxherin e Financës për analizat dhe gjendjen kontabël të magazinave;
  • Merr pjesë në komisionet e pritjes së mallit (kur caktohet nga Menaxheri i Financës);
  • Zbaton aktivitetin e arkës dhe mbyll ҫdo ditë librin e arkës. Përgjigjet për zbatimin e limitit të arkës;
  • Detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Financës;

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomik/Finance/Kontabilitet);
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë në biznes dhe/ ose kontabilitet;
  • Njohuri shumë të mira të komputerit dhe paketës Office;
  • Të njohë shumë mirë programin e Financës 5.0/ Bilanci/appha Bussiness
  • Të njohë shumë mirë gjuhën Angleze, Italiane

Aftësitë:

  • Aftësi analitike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi në përgatitje raportesh;
  • I orientuar drejtë objektivave;
  • Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera;

Udhëzimet e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe një letër motivimi në adresën [email protected]