Magazinier
Magazinieri ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe kryer çdo proces që lidhet me magazinën përkatëse të kompanisë. Objektivi kryesor i magazinierit është të kontrollojë të gjitha materialet e produktet që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka në përgjegjësi. Të kontrollojë vazhdimisht gjendjen e tyre dhe t’i kërkojë menaxherit përkatës, materialet që nuk gjenden ose janë në përfundim në magazinë.
Përgjegjësitë:
Regjistrojnë dhe sistemojnë mallrat në magazina;
- Sistemojnë mallrat në magazina apo vendet përkatëse të tyre;
- Kryejnë llogaritje të sasisë së pranuar, dërguar apo shitur të materialit;
- Evidentojnë llogaritjet e bëra në regjistrat përkatës sipas specifikimeve të përcaktuara;
- Regjistrojnë materiale, lëndën e parë, porosinë dhe dërgimin e mallrave sipas datave dhe specifikimeve të nevojshme;
- Planifikojnë dhe regjistrojnë prodhimin dhe porositë marra në aktivitetin prodhues;
- Planifikojnë dhe llogaritin kosto të prodhimit në njësinë e vetë të shërbimit;
- Të kontrollojë sasinë dhe cilësinë e të gjitha produkteve që hyjnë e dalin të bëjë sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazinës;
- Inspektimi i te gjitha materialeve te dorezuara, numerimi dhe verifikimi me faturat shoqëruese.
- Shoqërimi i materialeve ne kliente te caktuar ne rastet kur vjen kerkesa nga departamentet.
- Etiketimi i materialeve sipas udhezimeve te Menaxherit perkates.
- Fotografimi i materialeve ne raste kerkese nga menaxheri perkates.
- Të respektojë rregullat dhe funksionimin e magazinës.
- Të kujdeset për të gjitha të mirat e materiale të vendosura në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
- Të bëjë në bazë të fletë-hyrjeve, fletë-daljeve, ngarkimet dhe shkarkimet dhe kontrollin e sasisë e cilësisë së materialeve që hyjnë e dalin nga magazina.
- Të mbajë dokumentat e mëparshme, si fletë hyrje, fletë dalje, kartela, libër magazine, fletë kërkese, proces verbal etj.
- Të kontrollojë për sasinë dhe cilësinë e të gjithave produkteve që hyjnë dhe dalin;
- Të ruajë dokumentacionin e menaxhimit të Magazinës;
- Të koordinohet me Menaxherin e Financës mbi inventarin e magazinës gjatë procesit të dorëzimit të materialeve;
- Të dorezojë në afat dokumentat.
- Të raportojë tek Menaxheri i Financës për punën e kryer dhe problemet që ka.
Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca
- Arsimi i Mesëm profesionale ose të përgjithshme
- 3 deri në 5 vjet eksperiencë si Magazinier
- Të ketë aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit (njohuri për paketën Microsoft Office 2007-2010, programet financiare si Alpha, Bussiness Central dhe/ose programe);
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi pune në grup.
- I gatshëm, energjik dhe bashkëpunues.
- I përgjegjshëm për kryerjen e detyrave, afatet dhe realizimin e objektivave.
- I orientuar drejt inovacionit dhe të rejave në profesionin e tij.
- Korrekt dhe fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera
Udhëzimet e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe një letër motivimi në adresën [email protected]