Menaxher i Blerjeve dhe Prokurimit 


HIREUS kërkon të punësojë Menaxher të Blerjeve dhe Prokurimit.
I cili është përgjegjës për të gjitha aspektet e procesit të blerjes, duke siguruar blerjen e materialeve në kushtet më të mira, cilësi/çmim.
Siguron performancë efikase të procesit të blerjes për të dorëzuar materialet e klientit në kohë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon në përgatitjen e planit vjetor të blerjeve duke përgatitur planin e kategorive të materialeve që menaxhon në bazë të planit të investimit, të ndarë në materiale dhe sasitë përkatëse sipas muajve dhe viteve.
  • Kërkon dhe analizon përzgjedhjen e duhur të furnitorëve të cilëve do t’u drejtohet kërkesa për oferta. Kërkimi bazohet në “listën e furnitorëve” dhe kërkimin e furnitorëve të rinj.
  • Kryen me saktësi analizën teknike financiare të materialit dhe përgatit kërkesën për oferta.
  • Përgatit analizën krahasuese për ofertat e paraqitura dhe bën propozimet përkatëse për furnizuesin që do të përzgjidhet për negocim.
  • Negocion me furnitorët për të marrë kushte më të mira se ato të paraqitura në ofertë.
  • Përgatit me saktësi grupin e dokumenteve që dërgohen në financë si pjesë e procesit të pagesës.
  • Ndihmon në mbledhjen e dokumentacionit teknik dhe financiar të tenderëve dhe në procesin e përgatitjes së dosjes që do të dorëzohet.
  • Realizimi i saktë dhe në kohë i blerjeve dhe porosive, me cilësinë më të lartë dhe çmimin më të lirë të mundshëm.
  • Hulumton dhe vlerëson furnitorët bazuar në çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, disponueshmërinë, besueshmërinë, aftësitë e prodhimit dhe shpërndarjes, si dhe emrin dhe historinë e furnizuesit.
  • Kontrollon analizën teknike dhe financiare të ofertave dhe ndihmon në përgatitjen e vlerësimit të plotë të tenderit.
  • Përgatit dhe dorëzon në kohë raportet periodike të blerjeve dhe prokurimeve.
  • Kontrollon analizën e ofertave të shoqërive të transportit dhe miraton shoqërinë e transportit.
  • Përditëson listën e furnitorëve sa herë që gjen një furnitor të ri.
  • Kërkon në treg për furnitorë të rinj dhe rifreskon bazën e të dhënave të kompanisë.
  • Ndjek marrëdhëniet me furnitorët, për dorëzimin në kohë të kërkesës për oferta sipas specifikimeve teknike të kërkuara.
  • Ndjek marrëdhëniet me furnizuesin dhe siguron që ai të përgatisë dërgesën për dorëzim brenda afatit.
  • Koordinon me departamentin e Logjistikës për transportin e materialit për të siguruar mbërritjen e tij në kohë.
  • Përgatit dhe ndjek dokumentacionin e tenderit të caktuar nga Drejtori Departamentit
  • Detyra të tjera të caktuara.

Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Përvoja

  • Diplomat universitare – në financë, administrim biznesi, juridik, inxhinieri e profilit mekanik, ndërtimtari, elektrike, hidroteknike, ekonomike.
  • Përvojë minimale në fushën e blerjeve dhe menaxhimit të prokurimit.
  • Njohuri shumë të mira të procedurave të kompanisë
  • Njohuri të furnitorëve që operojnë në fushën ku operon kompania.
  • Aftësitë analitike.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Aftësi për të organizuar punën dhe për të menaxhuar kohën.
  • Komunikues i mirë me shkrim dhe verbal
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze, njohja e cdo gjuhe tjeter perben avantazh

Udhëzimet e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV në adresën [email protected] .