Specialist/e Rekrutimi
Përmbledhja e punës: Përgjegjësia e Specialistit të Rekrutimit përfshin lidhjen me kandidatët e mundshëm online dhe offline, shqyrtimin e aplikacioneve dhe mbështetjen e menaxherëve të punësimit. Nëse keni përvojë në vlerësimin e kandidatëve për role të fushave dhe niveleve të ndryshme të vjetërsisë, ne do të dëshironim t’ju takojmë. Përgjegjës për punësimin e njerëzve të kualifikuar duke ruajtur një përvojë pozitive të kandidatit.
Përgjegjësitë:
- Zhvillon strategji rekrutimi dhe u bën rekomandimet e duhura menaxherëve dhe mbikëqyrësve;
- Drejton procesin e rekrutimit në të gjitha nivelet e kompanisë;
- Përgatit dhe zbaton me rigorozitet planin e rekrutimit të kompanisë;
- Koordinon nismat për përmirësimin e markës së punëdhënësit;
- Organizon dhe ndjek panairet e punës dhe ngjarjet e rekrutimit;
- Drejton procesin e orientimit të punësimeve të reja për të siguruar integrimin efektiv të tyre në kompani;
- Kryen intervistat, procesin e përzgjedhjes dhe zbaton të gjitha testet e nevojshme të rekrutimit;
- Koordinon procesin e rishikimit të përshkrimeve të vendeve të punës në përputhje me nevojat e zhvillimit organizativ të kompanisë;
- Zhvillon dhe monitoron Metrikat e nevojshme të BNj për të matur progresin e aktiviteteve të BNj nën përgjegjësinë e tij/saj;
Kualifikimet:
- Diplomë universitare, mundësisht në Shkenca Sociale ose në Fakultetin Ekonomik
- Të paktën 1 vit përvojë pune në këtë pozicion
Aftësitë:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe në të folur;
- • Të interpretojë, zbatojë dhe shpjegojë rregullat dhe procedurat;
- • Të krijojë marrëdhënie profesionale me zyrtarët, mbikëqyrësit, kolegët, vartësit dhe punonjësit;
- • Të koordinojë punën me departamentet dhe stafin e tjerë;
- • Të punojë në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi në mungesë të udhëzimeve specifike;
- • Mbledh dhe analizon të dhëna, përgatit raporte dhe bën rekomandime;
- • Të punojë nën një presion të vazhdueshëm në punë që rrjedh nga afatet e shkurtra dhe mungesa e fleksibilitetit në kohë;
- • Të mësojë dhe zbatojë programe kompjuterike për funksionet e zyrës me udhëzime minimale;
Udhëzimet e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe një letër motivimi në adresën [email protected]